22:03, 11 Shtator 2019

Selami Shkodra nga koalicioni Nisma-AKR-PD tha se kane për qellim depolitizimin e sistemit te drejtësisë.

E rëndësishme sipas Shkodres është që prokurorët dhe gjyqtarët të punojnë pa presion dhe pa ndërhyrje politike.

“Koalicioni ynë me të ardhur në pushtet ka për qellim një sistem të drejtësisë të pavarur, të paanshëm, efikas dhe të zellshëm”.

“Vetëm kjo garanton që vendi të ketë një sistem të konsoliduar ë premton një të ardhme duke përfshire edhe mundësinë e zhvillimit ekonomik , ku sundimi i ligjit është alfa dhe omega në këtë drejtim”.

Ai në Zonën Zgjedhore gjithashtu përmendi disa faktorë që sipas tij kanë kontribuuar në problemet në sistemin e drejtësisë.

“Njëri ndër ta është faktori i personelit të sistemit të drejtësisë, Keshilli Prokurorial, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor dhe vetë gjyqtarët. Një numër i madh i tyre janë të papërgatitur në kuptimin e specializimit sidomos në rrafshin e prokurimit publik. Kjo e bën të pamundur luftimin me efikasitet të korrupsionin dhe krimit të organizuar”.

“Shto këtu dimensionin e ndikimit dhe influencës politike ku një numër prej tyre janë drejtpërsëdrejti të emëruar, jo si rezultat i përgatitjeve profesionale, por si rezultat i partive që kanë qeverisë me këtë dikaster që nga Pavarësia e deri me sot”.

Shkodra gjithashtu tha se duhet të ketë reforma në drejtësi, me ç’rast theksoi se reforma e fundit përmbajtjesore ishte Ligji për Gjykata e vitit 2013.

Konkurs Pune

Lexo më shumë