Shkodër: Në përpjekje për të shpëtuar dy turistë, dyshohet se është mbytur kapiteni i anijes NULL NULL 08.07.2025 18:27 08.07.2025 18:27 Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës. Salla Operative e Policisë atje ka marrë njoftim se kapiteni i një anijeje turistike dyshohet se është mbytur gjatë një aksioni shpëtimi. Sipas informacioneve paraprake, kapiteni i anijes ka ndërhyrë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit./Euronews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rasti në Lipjan-Jashari: Familjarët nuk e dinin çka ka ndodhur me djalin e tyre deri kur dolën video (VIDEO) 12 minuta më parë
Kosova Kajtazi për 27-vjeçarin në Lipjan: Dëgjohet duke thënë “Po më mbytni, lëshomëni” – kjo është vrasje (VIDEO) 16 minuta më parë