Shkodër: Arrestohet 68-vjecari, i kapen narkotikë dhe municion luftarak (VIDEO) NULL NULL 18.09.2023 12:53 18.09.2023 12:53 Është arrestuar një 68-vjeçar në Shkodër, i cili dyshohet se posedonte bimë narkotike dhe lëndë plasëse. Gjatë operacionit të policisë shqiptare në fshatin Gimaj të Shkodrës, i moshuari është kapur në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë që dyshohet se kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës së tij. Ndërsa në banesën e tij, u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar, njofton policia shqiptare, raporton Klankosova.tv Shumica e bimëve narkotike të kultivuara janë djegur nga policia, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.