Shkëputja e kontratës, zgjatet agonia e udhës për Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 09.02.2023 20:46 nga Agnesa Sahiti 09.02.2023 20:46 Kolonat janë të zakonshme, e pritja që ato të evitohen e gjatë. As pas rreth 4 vjetëve prej kur nisi, përfundimi i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë zor se mund të kryhet shpejt. Kjo pasi të mërkurën u shkëput kontrata me kompaninë e angazhuar në projekt. Se pse u bë kjo tregoi zëvendësministri i infrastrukturës, Hyen Durmishi, në një postim në Facebook. “Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij”, shkroi Durmishi. Klani ka provuar gjatë të enjtes të ketë një përgjigje edhe nga kompania e kontraktuar “Pevlaku&Patishta” rreth këtij vendimi, por e ka pasur të pamundur. E qytetarët që e frekuentojnë shpesh rrugën shprehen të zhgënjyer se punimet do të vonohen edhe më. Zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge sipas kontratës ka kushtuar afro 25 milionë euro dhe parashihej të përfundonte brenda 24 muajsh prej kur nisi në mars të 2019-ës.Ndërkohë njoftimet e fundit nga Ministria paralajmëronin se punimet do të kryheshin në kuartalin e dytë të 2023-tës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025