Shkëndija gati për ta “gatuar” suksesin historik në Ligën e Kampionëve NULL NULL 07.07.2025 15:03 07.07.2025 15:03 Mbetet njëra nga skuadrat shqiptare me më së shumti paraqitje në eliminatoret evropiane. Por Shkëndija e Tetovës asnjëherë nuk arriti të kualifikohej në finalet e ndonjë kompeticioni të kontinentit të vjetër, anise disa herë ishte afër. Sivjet është momenti të cilin kampionët e Maqedonisë së Veriut, synojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht. Tetovarët zbresin në Uells, për t’u ballafaquar me homologët e këtij shteti, The New Saints, në ndeshjen e parë të po rrethit të parë në UEFA Champions League, njofton Klankosova.tv. Kjo përballje shumë e rëndësishme për “Kuq e Zinjtë’, fillon në orën 20:00, kurse ajo e kthimit pas një jave në Shkup. Kalimi eventual i TNS-së, do t’i hapte rrugë të mirë shqiptarëve nga “Ilirida” për një kampanjë të gjatë në Evropë. Në rastin më të keq, ata do të arrinin në Playoff të Ligës së Konferencës, kurse paraprakisht do të kishin mundësi edhe në Europa Ligë. E nëse punët nuk shkojnë mirë në Ligën e Kampionëve, si për Shkëndijen, ashtu edhe për Dritën që po nesër ndeshet me Differdange, atëherë në rrethin e dytë të UEFA Europa Conference League, do të ndesheshin mes vete. Në histori të futbollit mbarëkombëtar, deri tani vetëm dy klube arritën finalet e një kompeticioni evropian, madje nga dy herë, raporton Klankosova.tv. Skënderbeu i Korçës luajti në Europa League (2015/2016 dhe 2017/2018) dhe Ballkani që ishte pjesë e grupeve të UECL-së (2022/2023 dhe 2023/2024). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.