18:02, 11 Mars 2019

Sipas OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), tumori i gjirit është lloji i kancerit me të cilin gratë duhet të përballen më së shumti. Mendohet se çdo vit, janë të konfirmuar plot 1.38 milionë të rasteve të reja dhe 458 mijë nga këto raste shkojnë deri në vdekje.

Por, një zbulim i ri mund të jetë një armë shumë e fortë për të luftuar kancerin e gjirit tek gratë.

Julian Rios Cantu, një djalë 18 vjeçar indian, ka krijuar një “gjimbajtëse” në gjendje për të zbuluar kancerin në gjoks sapo niset të shfaqet.

Djali vendosi t’i dedikohej këtij zbulimi pas luftës së nënës së tij me këtë sëmundje të tmerrshme, si pasojë e së cilës u detyrua të bënte dy herë mastectomy (heqjen e gjoksit), në mënyrë që të vazhdonte të jetonte.

“Diagnoza erdhi shumë vonë. Ime më i humbi të dy gjinjtë e saj dhe për pak do kishte humbur edhe jetën”, tha i riu.

Ai nuk dëshironte të shihte më gra të tjera të kalonin të njëjtën situatë që kaloi nëna e tij, për shkak të diagnozës së vonuar dhe për këtë arsye, në moshën 17 vjeçare, nisi “Hygeia Technologies”, që punon për të shpëtuar jetën e grave.

Përmes kësaj shoqërie, Julian ishte në gjendje të krijonte gjimbajtëset EVA. Këto të brendshme janë të krijuara me 200 bio sensorë që monitorojnë temperaturën, formën dhe peshën e gjirit të gruas.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë