Shkencëtarët zbulojnë tri lloje të orgazmës së grave: Ortek, vullkan dhe me valë NULL NULL 15.08.2022 19:26 15.08.2022 19:26 Orgazma femërore është një proces i ndërlikuar dhe hulumtimet e reja tregojnë se gratë në fakt përjetojnë tri lloje të ndryshme orgazmash. Studimi i kryer nga James Pfaus, profesor i neuroshkencës në Universitetin Charles në Pragë, zbuloi se orgazma e parë është ajo që ata e kanë përkufizuar si ortek, tjetra vullkan dhe ajo që quhet valë. Studimi zbuloi se në orgazmë orteku tensioni fillimisht është më i lartë dhe shkon duke u ulur. Një orgazmë vullkani paraqet një tension të qëndrueshëm, i cili shpërthen në fund. Ndërkaq, orgazma me valë është me më shumë valë tensioni, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Për të zbuluar llojet e ndryshme të orgazmave, Pfaus u kërkoi 54 grave të përdornin një vibrator të lidhur me Bluetooth të quajtur “Luanesha”. Studimi zbuloi se vala ishte lloji më i zakonshëm i orgazmës së përjetuar nga pjesëmarrëset e studimit. Në total, 11 gra përjetuan orgazmën e vullkanit, 17 përjetuan një orgazëm orteku dhe 26 përjetuan orgazmën me valë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 19 orë më parë