Shkencëtarët zbulojnë shkasin e mpiksjes së gjakut pas marrjes së AstraZeneca NULL NULL 02.12.2021 08:37 02.12.2021 08:37 Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur “shkasin” që çon në mpiksjen e gjakut në rastet e rralla te ata që kanë marrë vaksinën AstrtaZeneca. Ekipi – në Cardiff dhe SHBA – ka treguar në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës, njofton Klan Kosova. Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhiror, i cili përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme. Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga COVID-19, shkruan BBC. Megjithatë, shqetësimet për mpiksjen e rrallë të gjakut ndikuan edhe në mënyrën e përdorimit të kësaj vaksine në mbarë botën. Shkencëtarët filluan të kërkonin për të zbuluar se çfarë po ndodhte dhe nëse mund të parandalohej. Ekipi i Cardiff-it iu dha fonde emergjente e qeverisë për të gjetur këto përgjigje. Edhe shkencëtarët e vetë AstraZeneca-s gjithashtu iu bashkuan projektit kërkimor pasi u publikuan rezultatet e mëparshme nga ekipi. Një zëdhënëse e AstraZeneca theksoi se mpiksjet kishin më shumë gjasa të ndodhin për shkak të një infeksioni nga COVID-19 sesa nga vaksina dhe se nuk është zbuluar plotësisht se përse mpiksjet po ndodhin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 9 minuta më parë