Shkencëtarët thonë se muskujt e fuqishëm mund të zgjasin jetën NULL NULL 22.04.2019 13:20 22.04.2019 13:20 Forcimi i muskujve është një gjë e mirë, por rritja e fuqisë së muskujve mund të jetë edhe më mirë për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Kur flasim për forcën e muskujve dhe për fuqinë e tyre, nuk jemi duke folur për të njëjtën gjë, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova. Forca e muskujve lidhet me gjenerimin e forcës dhe shpejtësisë së lëvizjes. Ndërsa aftësia për ta ngritur një peshë disa herë me radhë, ka të bëjë me fuqinë e muskujve. Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Ushtarake në Brazil, Claudio Gil Araújo, në studimin e tij ka përdorur 3,878 participantë të moshës 41 deri në 85 vjeç. Secili pjesëmarrës është stërvitur nga viti 2001 deri në vitin 2016, duke ngritur pesha të rënda aq sa u kanë përballuar muskujt. Pas këtij hulumtimi, studiuesi Araujo ka vërejtur se pjesëmarrësit që kanë kryer stërvitjet rregullisht, kishin norma më të larta të mbijetesës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024