15:26, 10 Prill 2019

Astronomët kanë arritur ta sjellin imazhin e parë të një vrime të zezë e cila gjendet në një galaksi të largët.

Ka përmasa prej 40 miliardë kilometrash, tri herë sa madhësia e tokës dhe shkencëtarët e kanë përshkruar si “një monstrum”, shkruan BBC.

Kjo vrimë e zezë ndodhet 500 trilionë kilometra larg dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh anembanë botës.

Detajet mbi këtë fotografi janë publikuar në Shënimet e Revistës Astrofizike.

Profesori, Heino Falcke, nga Univeristeti Radboud në Holandë, i cili e ka propozuar këtë eksperiment, ka thënë për BBC-në që kjo vrimë e zezë është hasur në një  galaksi të quajtur M87.

“Ajo çfarë shohim është më e madhe se sa madhësia e tërë sistemit tonë diellor”, ka thënë ai.

“Ka një masë 6.5 miliardë më të madhe se të Diellit. Është njëra prej vriamve të zeza më të rënda që mendojmë se ekziston. Është një monstrum absolut, kampioni i peshave të rënda i vrimave të zeza në Univers”.

Fotografia shfaq një “unazë zjarri” siç e përshkruan Falcke, e cila e rrethon një vrimë të errët e cila është përsosmërisht në formë rrethore.

Ndërkaq aureola e ndritshme shkaktohet nga një gaz i tejnxehur i cili bie në këtë vrimë.

Drita është më e ndritshme se të gjithë miliardat yje në galaksi të bërë bashkë – prandaj edhe mund të shihet nga një distancë kaq e largët nga planeti Tokë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë