Shkencëtarët rekrutojnë shtatzëna që përdorin marihuanë për t’i analizuar, studimi nxit debat NULL NULL 22.05.2019 15:00 22.05.2019 15:00 Shkencëtarët kanë rekrutusr 70 gra shtatzëna që përdorin marihuanën, në mënyrë që të analizojnë efektet e drogës në trurin e foshnjave. Projekti “Moms + Marijuana” në Universitetin e Uashingtonit në Shkollën e Mjekësisë është i fundit në një varg studimesh që garojnë për të dhënë disa informacione konkrete, pas rritjes së përdorimit të kanabisit në çdo grup, duke përfshirë nënat shtatzëna. Ata janë duke ofruar $300 për gratë e moshës 21 deri në 34 vjeç, të cilat janë më pak se 13 javë shtatzënë, për t’i monitoruar përgjatë shtatzënisë së tyre. Duke u regjistruar, ato pranojnë që të porsalindurit e tyre do t’i nënshtrohen skanimit të trurit MRI në moshën gjashtë muajsh, për t’u krahasuar me trurin e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kanë përdorur kanabis, alkool apo cigare. Lajmi i studimit shkaktoi disa reagime nxitëse. Madje, një gazetar anti-marihuanë, Alex Berenson, e krahasoi me studimin Tuskegee, kur burrat afrikano-amerikanë me sifilis u mashtruan nga shkencëtarët, të cilët u dhanë atyre placebo, duke e ditur se do t’i dëmtonte ata. Por, shumica në komunitetin mjekësor pajtohen se, megjithëse mund të ketë rreziqe, është e rëndësishme të zhvillohet një studim për të përcaktuar se cilat janë këto rreziqe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day