Shkencëtarët paralajmërojnë variantin e ri të COVID-19 me numër të lartë mutacionesh

Shkencëtarët paralajmërojnë variantin e ri të COVID-19 me numër të lartë mutacionesh

NULL NULL
2 weeks më parë

Shkencëtarët thanë se një variant i ri i COVID-19 që ka numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh mund të nxisë valë të re të pandemisë.

Vetëm 10 raste në tre vende janë konfirmuar, por ky variant ka ngjallur shqetësim serioz midis disa studiuesve, sepse një numër i mutacioneve mund të ndihmojnë virusin të shmangë imunitetin.

Varianti “B.1.1.529” ka 32 mutacione dhe pjesa e virusit që përdorin shumica e vaksinave për të nxitur sistemin imunitar kundër Covid. Mutacionet në proteinën spike mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe përhapjen, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë për qelizat imune të sulmojnë patogjenin.

Dr.Tom Peacock, virolog në “Imperial College London” dha detaje të variantit të ri, duke vënë në dukje se sasia tepër e lartë e mutacioneve sugjeron se ky mund të jetë një shqetësim i vërtetë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Dr.Meera Chand, drejtoreshë në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se në partneritet me organet shkencore anembanë globit, agjencia po monitoron vazhdimisht statusin e varianteve të Sars-CoV-2 derisa ato shfaqen dhe zhvillohen në mbarë botën.

“Meqenëse është në natyrën e viruseve që të ndryshojnë shpesh dhe në mënyrë të rastësishme, nuk është e pazakontë që të lindin një numër i vogël rastesh që shfaqin grupe të reja mutacionesh. Çdo variant që tregon prova të përhapjes vlerësohet me shpejtësi”, u shpreh ajo.

Rastet e para të këtij variant të ri u konfimuan në Botsvana më 11 nëntor, dhe raste të tjera në Afrikën e Jugut u regjistrua tre ditë më vonë.