Shkencëtarët krijojnë implant të trurit që lexon mendjet e njerëzve NULL NULL 24.04.2019 21:57 24.04.2019 21:57 Shkencëtarët kanë zhvilluar një implant të trurit që mund të lexojnë mendjet e njerëzve dhe t’i kthejnë mendimet e tyre në fjalim. Ekipi në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko thotë se teknologjia është “ngazëllyese”, njofton Klan Kosova. Ata shtojnë se gjetjet e tyre, të publikuara në revistën Nature, mund të ndihmojnë njerëzit kur sëmundja i heq ata nga aftësia e tyre për të folur. Ekspertët thanë se gjetjet ishin bindëse dhe ofruan shpresë për rivendosjen e të folurit. Teknologjia e leximit të mendjes punon në dy faza. Së pari një elektrodë është futur në tru për të marrë sinjalet elektrike që manovrojnë buzët, gjuhën, kutinë e zërit dhe nofullën. BBC shkruan se informatikë e fuqishme përdoret për të simuluar se si lëvizjet në gojë dhe në fyt do të formonin tinguj të ndryshëm, njofton Klan Kosova. Kjo rezulton në një fjalim të sintetizuar që del nga një “traktë virtuale vokale”, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 14 minuta më parë