Shkencëtarët kërkojnë hulumtime shtesë për pajisjet që lidhin trurin me kompjuter NULL NULL 11.09.2019 21:00 11.09.2019 21:00 Pajisjet që bashkojnë makinat me trurin e njeriut duhet të hetohen, ka thënë një studim. Në të ardhmen, “njerëzit mund të bëhen telepatik në një farë mase” dhe të qenit në gjendje t’i lexojnë mendimet e dikujt tjetër ngre çështje etike, thanë ekspertët. Kjo mund të bëhet veçanërisht shqetësuese nëse ato mendime do të ndaheshin me korporatat. Produktet tregtare nuk duhet të vijnë nga “një pjesë e vogël e kompanive”, shtuan ata. Në studimin “iHuman: Linjat mjegulluese midis mendjes dhe makinerisë” shkencëtarët kryesorë në Shoqërinë e Mbretërisë së Bashkuar parashtrojnë mundësitë dhe rreziqet e pajisjeve që lidhin trurin me kompjuter. Këto mjete janë të implantuara në trup ose të veshura nga jashtë, që stimulojnë aktivitetin në trurin ose sistemin nervor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 18 minuta më parë