Shkencëtarët i kundërpërgjigjen Trumpit, pasi tha se termocentralet nuk kontribuojnë në ngrohjen globale NULL NULL 14.06.2025 13:00 14.06.2025 13:00 Administrata Trump po përballet me reagime nga shkencëtarët, të cilët thonë se qeveria amerikane po injoron të dhënat bazë mbi ndikimin e emetimeve industriale në cilësinë e ajrit. Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) publikoi këtë javë një propozim të ri për të ulur kufizimet mbi emetimet e gazrave serrë dhe ndotësve të tjerë nga termocentralet që djegin lëndë djegëse fosile. Në propozimin e saj, agjencia deklaron se emetimet e dioksidit të karbonit që bllokojnë nxehtësinë “nga termocentralet me lëndë djegëse fosile nuk kontribuojnë në ndotjen e rrezikshme të ajrit”. A do ta zvogëlojnë kompanitë ndotjen nga mikroplastika? Shkencëtarë—ekspertë në klimë, shëndetësi dhe ekonomi— thanë për Associated Press se deklarata e agjencisë ishte shkencërisht e pasaktë. Shumë prej tyre e quajtën atë dezinformatë, transmeton Klankosova.tv Ja çfarë thanë disa prej tyre: “Ky është ekuivalenti shkencor si të thuash që pirja e duhanit nuk shkakton kancer të mushkërive “, tha shkencëtari i klimës, Zeke Hausfather i kompanisë teknologjike Stripe. “Kimia bazë dikton që djegia e qymyrit dhe gazit natyror çliron dioksid karboni, dhe fizika bazë dikton që CO2 ngroh planetin. Ne i dimë këto fakte të thjeshta që nga mesi i shekullit të 19-të “, tha Philip Mote, një klimatolog i Shtetit të Oregonit. Dr. Howard Frumkin, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të SHBA-së për Shëndetin Mjedisor dhe profesor në pension i shëndetit publik në Universitetin e Uashingtonit, tha se “centralet elektrike me qymyr dhe gaz janë kontribues të rëndësishëm në ndryshimet klimatike”, të cilat “rritin rrezikun e valëve të nxehtësisë, stuhive katastrofike, sëmundjeve infektive dhe shumë kërcënimeve të tjera shëndetësore”. “Deklarata e tyre bie ndesh drejtpërdrejt me provat e paraqitura nga mijëra shkencëtarë nga gati 200 vende gjatë dekadave “, tha Kathy Jacobs, një shkencëtare e klimës në Universitetin e Arizonës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.