18:30, 16 Maj 2019

Ilaçi i parë në botë për të ndaluar qelizat e kancerit për t’u bërë rezistente ndaj trajtimeve mund të jenë të disponueshme brenda dekadës së ardhshme, thonë shkencëtarët.

Një investim prej 75 milionë funtash për zhvillimin e ilaçit është shpallur nga Instituti i Kërkimit të Kancerit (ICR).

Shefi ekzekutiv Prof Paul Workman, tha se aftësia e kancerit për t’u përshtatur ndaj ilaçeve është sfida më e madhe në trajtim.

Ilaçi i ri mund ta bëjë kancerin një sëmundje “të menaxhueshme” në afat të gjatë dhe “më shpesh të shërueshme”, tha ai.

Studiuesit thonë se trajtimet ekzistuese siç janë kimioterapia nganjëherë dështojnë sepse qelizat më të rrezikshme të kancerit përshtaten dhe mbijetojnë, duke shkaktuar përsëritjen e sëmundjes.

“Aftësia e kancerit për t’u përshtatur, zhvilluar dhe bërë rezistencë ndaj ilaçit ishte shkaku i shumicës së vdekjeve nga kjo sëmunde dhe sfida më e madhe me të cilën përballemi në tejkalimin e saj” deklaroi Workman.

Ai tha se instituti “po tenton të ndryshojë mënyrën se si ne mendojmë për kancerin, të përqendrohemi në parashikimin e mënyrës se si qelizat e kancerit do të evoluojnë për t’i parandaluar ato që të bëhen rezistente ndaj ilaçit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë