Shkëlzen Maliqi: Me marrëveshjen finale Serbia njeh realitetin për Kosovën, e njeh pavarësinë e saj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlzen Maliqi: Me marrëveshjen finale Serbia njeh realitetin për Kosovën, e njeh pavarësinë e saj

NULL NULL
10/09/2018

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka komentuar çështjen e fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi, ndërsa ka theksuar se një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve, do të nënkuptonte njohje të realitetit për Kosovën nga ana e Serbisë.

Këto deklarime analisti Maliqi i ka dhënë sot në Info Magazine të Klan Kosovës, ndërsa e ka cilësuar kërkesën e liderëve të Luginës si çështje legjitime:

”Kjo që kanë bërë liderët e Luginës është legjitime”.

”Nuk jam plotësisht i sigurt nëse një paqe do të mund të arrihet nga kjo marrëveshje”.

”Së pari kemi dy nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që e përkrahin marrëveshjen por skemi deklarime të hapura, janë SHBA dhe Franca”.

”Po, ne nuk e dijmë çka përmban ajo marrëveshje”.

”Ktu po flitet për shkëmbim territoresh por nuk ka asgjë konkrete. Derisa nuk dihet cila pjesë e Luginës mund të hyjë në kombinim. Serbia do duhej të jetë më demokratike”.

”Lartësimi i figurës së Millosheviqit është një logjikë e tyre është skizofrene që njëkohësisht të mbash raportet shumë të mira me Rusinë e njëkohësisht edhe me BE-në”.

”Ideja është kjo, kur hyjmë në BE ne duhet t’i dijmë saktë se cilët janë kufijtë”.

”Marrëveshja finale e nënkupton se Serbia pajtohet me realitetin e Kosovës se e njeh pavarësinë e saj. Ajo që vjen pas është me lehtësuese edhe për shqiptarët edhe për serbët”.

”Vuçiqi shpreh dëshirën që Ujmiri të jetë pjesë e Serbisë por nuk e besoj që në këtë aspekt ka hapa progresiv”.