Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ndocajt NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, reagoi pas një deklarate të deputetit socialist, Eduart Ndocaj. Ky i fundit reagoi i zemëruar, pasi një koment i postuar nga Shkëlzen Berisha kishte për ilustrim foton e Edi Ramës me disa deputetë socialistë, mes tyre edhe Eduart Ndocaj. “Eduart Ndocaj më ka keqkuptuar. Në foto ai nuk vjen si pjesë e “grupit” të Ramës, por si pjesë e flamurit të BE :-))” shkruan Berisha. Në reagimin e tij, Ndocaj shkruante: “Së pari, z. Shkelzen Berisha e këshilloj miqësisht të mos më përmend mua e të mos më merret me mua, sepse kur unë jam larguar emigrantë drejt Italisë për një jetë më të mirë, Shkelzenin e kam lënë në Shqipëri si më e mira, djalin e Presidentit në Pallatin e Brigadave. Po ashtu, kur punoja ditë e natë me orë të zgjatura për tu bërë me djersë e mund sipërmarrës në Itali, Shkelzeni ishte çuni i Bllokut të ri. Para se Shkelzeni të tentoi të merret me mua padrejtësisht, pa më njohur dhe para se të më fus në një thes që nuk më takon, do i këshilloja të mësojë çfarë është puna se akoma nuk i ka thënë kush punë e mbarë. Kemi kaluar më shumë se 20 vite tranzicion, kemi rrëzuar komunizmin e ka ikur koha, kur i biri trashëgon pushtetin nga i Ati, dhe kur i biri bën paralelisht politike me të Atin”./Mapo