Shkëlqim Vladi refuzon ofertën e Malmos NULL NULL nga Jon Ajeti 31.03.2023 16:50 nga Jon Ajeti 31.03.2023 16:50 Futbollisti nga Kosova Shkëlqim Vladi po tregon paraqitje fantastike te ekipi i ligës së dytë zvicrane Aarau. Ai ka shënuar 12 gola ne 15 ndeshje duke qënë një nga tre golashenuesit me të mirë të Challenge Leauge. Kjo formë e mirë e 22 vjeçarit ka bërë që shumë klube të interesohen për ta transferuar. Një nga klubet që kanë shprehuar gadishmëri për ta pasur Vladin në radhët e veta është Malmo nga Suedia. Por sipas mediumit të njohur helvet 4-4-2 kjo ofertë është refuzuar. Në radarin e tyre Shkëlqim Vladin e kanë edhe skuadrat e njohura zvicrane Luzern dhe Grasshoper. Në bazë formës që po kalon pritet që gjatë verës futbollisti të ndryshoj ambient. Vladi ishte ftuar nga kombëtarja e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar por që për shkak të lendimit nuk ishte pjesë e grumbullimit.