Lajmet e fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se partia e tij do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vonesën e konstituimit të Kuvendit.
Ramadani i ftuar në emisionin "DPT Te Fidani" tha se Aleanca po pret momentin e duhur juridik për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në bazë të këshillave të juristëve.
Ai tha se partia e tij është e bindur që ka shkelje të afateve kushtetuese dhe se gjykata do të dalë me një vendim meritor në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
"Po Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në momentin që është i përshtatshëm si këshilla e juristëve kur është më i përshtatshëm për me e jo aspekti politik, por aspekti juridik. Pra Aleanca, lajmi është që Aleanca po do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e bindur që këtu ka shkelje kushtetuese, ka dalje totalisht jashtë afateve kushtetuese edhe që gjykata ka me marrë një vendim meritor në kuadër të... ose në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës", tha ai.