Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit në Borsh, gjobitet drejtuesi i skafit

NULL NULL
05.07.2025 18:19

Është gjobitur më 1 mijë euro drejtuesi i skafit në Borsh, pasi i njëjti ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore dhe ka rrezikuar pushuesit.

Në njoftimin e Policisë së Shqipërisë thuhet se skafi është bllokuar, derisa ka bërë apel për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore, përcjell Klankosova.tv.

“Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh.  Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues tip skaf. Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Borshit, pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020” thuhet tutje në njoftim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.