Shkarkohet oficeri që vrau 19 vjeçarin afro-amerikan NULL NULL 12.08.2015 18:49 12.08.2015 18:49 Oficeri i policisë në Arlington të Teksasit, Brad Miller që vrau një të ri afro-amerikan para disa ditësh, është shkarkuar nga puna, transmeton Klan Kosova. Lajmi është konfirmuar nga shefi i policisë, Will Johnson. Oficeri Brad Miller humbi punën e tij me arsyetimin për “gjykim të dobët”, ndërkohë që ishte në fazën e fundit të trajnimit të tij. Miller kishte shtënë disa herë në drejtim të ish-lojtarit të futbollit amerikan, Christian Taylor, 19-vjeç, duke e lënë të vdekur. Autoritetet kanë thënë se i riu kishte refuzuar të dorëzohej, ashtu siç kishin kërkuar oficerët. Edhe në rastin e Taylor, sikurse edhe në rastet e tjera viktima nuk ishte i armatosur, megjithatë hetimet vazhdojnë për të kuptuar pse ka ardhur deri tek përdorimi i armës që shkaktoi vdekjen e 19-vjeçarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie 7 minuta më parë
Lajme Interpol: 3 trilionë dollarë në vit nga trafikimi i qenieve njerëzore në Azi, krizë globale 10 minuta më parë
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 20 minuta më parë