Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje NULL NULL 10.07.2025 10:36 10.07.2025 10:36 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi, dhe shefin e Komisariatit të këtij qyteti, Nik Nikolli. Ndërkohë që është pezulluar edhe shefi i Stacionit të Policisë në Theth. Lajmi u bë publik nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, i cili theksoi se shkarkimet lidhen me zaptimin e hapësirave publike në zonën e Thethit dhe mosveprimin e strukturave vendore për t’i parandaluar ato, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Drejtuesit e policisë në Shkodër nuk kanë zbatuar detyrën dhe kanë lejuar ndërtimet pa leje. Do të mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë, para se ta konstatojmë ne apo i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi të denoncohet menjëherë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Proda. Ai shtoi se lirimi i hapësirave publike do të jetë një nga prioritetet kryesore të policisë në ditët, javët dhe muajt në vijim. “Hapësirat publike u përkasin qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë. Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga strukturat që kanë detyrë të parandalojnë e të godasin këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit”, theksoi kreu i Policisë së Shtetit. Në vend të drejtorit të Policisë së Shkodrës është emëruar Gentian Berberi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë në Kukës. Ndërsa në vend të tij, në krye të Policisë së Kukësit, është komanduar Loard Sallaku, ish-shef i Komisariatit nr. 2. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur "bebe e Janjenvë" (VIDEO) 2 minuta më parë
Lajme Macron: Mbretëria e Bashkuar dhe Franca duhet të përshtasin përgjigjen e tyre ndaj migrantëve 12 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Favorizimi i Qeverisë Kurti për të afërmit në ndarjen e fondeve publike 32 minuta më parë