Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi

NULL NULL
15/04/2020

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi, ka bërë të ditur për klankosova.tv se është shkarkuar sot nga pozita e tij.

Ibrahimi deklaroi se ai u shkarkua me arsyetimin që se nuk ua kishte dhënë pagat me kohë minatorëve për muajin mars.

“Arsyetimi i vendimit të shkarkimit tim ka qenë për shkak të  mos marrjes së pagave nga punëtorët për muajin mars, dhe gjoja që nuk e kam menaxhuar mirë”.

“Faktet e thjeshta janë se  prej momentit që e kam marrë unë detyrën më 10 qershor të vitit 2019 dhe në këtë gjashtë mujor ne e kemi rritur fitimin për 25 përqind”.

“Ndërsa në janar dhe mars  është vit rekord i prodhimit që nuk e ka pas Trepça asnjëherë prej pas lufte”.

“Shkarkimi im është puro-politik. Kjo është nga zonja Hajdari  e cila ka marrë një mision nga Z. Kurti që t’i shkarkojë të gjitha  bordet dhe kryeshfat ekzekutiv me qëllim të kapjes së krejt këtyre kompanive”.

“Bordi ka qenë i detyruar që të veprojë kështu politikisht sepse nuk ka pasë asnjë arsye juridike ose menaxheriale ose keqpërdorim apo diçka tjetër të gjitha këtë”, ka thënë Ibrahimi për klankosova.tv.