Shkaktoi aksidentin në gjendje të dehur, GJKKO dënon deputetin demokrat të Elbasanit NULL NULL 19.06.2025 18:39 19.06.2025 18:39 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri – GJKKO, e shpalli fajtor dhe e dënoi me 900 mijë lekë deputetin demokrat Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Fillimisht Xhafa u dënua me 9 muaj heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje më një të tretën dhe u dënua me 6 muaj burg. Në fund këtë vendim gjykata e konvertoi në 900 mijë lekë gjobë. Pagesa do të kryhet brenda një afati dhjetëditor pasi vendimi të marrë formën e prerë. Nga ana tjetër në seancën e së enjtes, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Xhafës me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare. SPAK mori te pandehur deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt. Nga hetimet rezulton se në mars të vitit 2023 Xhafa teksa drejtonte ne gjendje të dehur një makinë Toyota, ka shkaktuar një aksident ne Elbasan duke goditur një shtylle elektrike. Qani Xhafa kandidoi edhe në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Elbasanit duke marrë 5963 vota por nuk arriti të jetë në listën fituese të demokratëve./Euronews *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri tre shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale 2 minuta më parë
Kosova Macut falënderon Egjiptin për qëndrimin ndaj Kosovës, por Kajro njohu pavarësinë më 2013 26 minuta më parë