Shiu e breshëri e ndërpret ndeshjen Gjermani – Danimarkë NULL NULL 29.06.2024 21:45 29.06.2024 21:45 Ndeshja në mes Gjermanisë dhe Danimarkës është ndërprerë në minutën e 36-të. Kjo si shkak i kushteve të rënda atmosferike, ku në Signal Iduna Park ka nisur shi i madh dhe breshër, njofton Klankosova.tv. Deri në minutën e 36-të rezultati ishte 0-0, me një gol të anuluar të Gjermanisë në minutën e 4-të. Nuk dihet nëse ndeshja do të rinis pas kësaj ndërprerjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.