Lajmet e fundit
Ka njerëz që ëndërrojnë një shtëpi më të madhe, ndërsa një amerikan vendosi ta shesë shtëpinë e tij dhe ta kthejë Lamborghini Urus në shtëpi.
Me të udhëton, fle, gatuan dhe jeton, duke kaluar deri tani nëpër pothuajse 40 shtete, e synimi është të gjitha shtetet e botës. Blogeri i njohur amerikan në rrjetet sociale njihet si Camperghini.
Rruga e solli edhe në Kosovë para dy vitesh dhe pikërisht këtu nisën fillimet e aventurës së tij dhe krijimi i ekipit të tij të rrjeteve sociale.
“E kam ekipin këtu që prej herës kur erdha në Kosovë, gati dy vjet më parë. Dhe këtë ekip e gjeta krejt, krejt rastësisht”, tregon Camperghini.
“Filluan të montonin disa video dhe pastaj puna u zgjerua. Nga një editor për video të shkurtra kaluam në video të gjata, pastaj në dy editorë për video të gjata, dy për video të shkurtra, një menaxher kontenti dhe një asistent menaxher. Tani po rritemi dhe, në fakt, po punësojmë edhe më shumë njerëz”, shprehet ai.
Në një intervistë ekskluzive për Krejt KAPAK, ai flet për udhëtimin e tij në 39 vende të botës dhe aventurën që pritet ta bëjë në gjithë botën.
Për më shumë, shikoni videon e mësipërme