Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Peja – Trepça

NULL NULL
07.05.2023 13:38
Basketboll

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e dytë finale në mes të Pejës dhe Trepçës, të cilët do të përballen në palestren “Karagaçi”, në serinë e dytë finale e cila nis nga ora 17:00.

Kështu ka njoftuar klubi pejan:

” Dyert e palestrës hapen në ora 14:00. Ju lutemi të gjithëve që posedojnë Bileta Standarde, VIP Bileta, dhe Kartele Vjetore të vijnë sa më heret për të evituar problemet”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në Palestër, ndeshja transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa Sport.

Finalen e parë në “Minatori” e fituan “Xehëtarët” me rezultat 94:86.

Derisa për t’u shpall kampion nevojiten tri fitore.

Herën e fundit që Trepça ishte shpallur kampion ishte viti 2012-të kurse Peja në 2013-tën/Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.