Shishja që paloset NULL NULL 12.05.2015 10:45 12.05.2015 10:45 90.000 shishe të plastikës hidhen çdo minutë, por dikush ka gjetur një zgjidhje kreative për ripërdorimin e tyre. Niki Singlaub, vendosi që të krijojë shishen që palohet dhe përdoret përsëri duke e emëruar ” Hydaway”. Shishja mban deri në 600 ml ujë, por kur ajo palohet dhe nuk është në përdorim është vetëm 3.2 cm. Singlaub tha se këto shishe janë shumë të përdorshme dhe mund t’iu vijnë në ndihmë edhe personave që udhëtojnë shpesh pasi ai erdhi deri te idea për krijimin e saj derisa ishte në një udhëtim zyrtar. Hydaway e filloi idenë e tij në qershor të 2012-ës por vetëm tani vonë u jetësua. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.