Lajmet e fundit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është deklaruar pas takimit të parë me kryeministrin Albin Kurti, në Presidencë.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Shiroka Pula ia ka shprehur Kurtit "gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.", transmeton Klankosova.tv
Në anën tjetër, Kurti e ka falënderuar Shiroka Pulën për kandidaturën e saj, duke thënë se do të bashkërendojnë angazhimet për sfidat që e presin Kosovën.
“Republika e Kosovës më në fund, pas më shumë se 1 viti e gjysmë ka institucione plotësisht funksionale dhe më nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara. Dhe, unë hasa në mirëkuptimin dhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin që të angazhohemi bashkërisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv