Shiriti Terry i solli fat Jamesit NULL NULL 08.05.2015 16:47 08.05.2015 16:47 A e dini pse LeBron James luajti mirë të mërkurën mbrëma? Fshehtësia është te “Terry “, shiriti që mbajti në kokë, e të cilin e ktheu në përdorim, pas dy muajve pauzë. Lojtari më i mirë në NBA i dekadës së fundit e pati hequr këtë “aksesor” që prej ndeshjes kundër Phoenix, më 7 mars. James pati thënë se po e bën një gjë të tillë për t’u dukur njëjtë si bashkëlojtarët e tij te Cleveland. Por, gjatë kohës sa luajti pa të, ylli i Cavaliers nuk pati paraqitje të mira. Kthimi i shiritit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të konferencës lindore rezultoi me efekte pozitive. Kundër Chicagos ai shënoi 33 pikë, për dallim nga takimi i parë, në të cilin regjistroi vetëm 19. LeBron ka mbajtur shirit në kokë që nga koha kur ka luajtur për shkollën e mesme, në Akron të Ohios. https://www.youtube.com/watch?v=GzNy5IM-crQ