Shirat vdekjeprurës në Itali, arrin në 13 numri i viktimave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shirat vdekjeprurës në Itali, arrin në 13 numri i viktimave

NULL NULL
18.05.2023 18:42
shiu ne Itali

Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke lënë 13 persona të vdekur dhe rreth 13 mijë persona të evakuuar.

Sipas autoriteteve italiane niveli i reshjeve të gjashtë muajve ra në vetëm një ditë e gjysmë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë trupa u gjetën këtë të enjte pasi pothuajse çdo lumë u përmbyt midis Bolonjës dhe bregut verilindor 115 kilometra më larg teksa llogaritet se rreth 280 rrëshqitje dheu kanë ndodhur.

Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e saj e gjumit me një gomone.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Arrin në nëntë numri i viktimave pas shiut në Itali