Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje në Japoni – mbi 60 të vdekur NULL NULL 13.07.2020 09:25 13.07.2020 09:25 Të paktën 66 persona kanë humbur jetën si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në Japoni Më shumë se tre milionë njerëz janë evakuuar pasi reshjet e mëdha të shiut goditën ishullin Kyushu, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Të paktën 65 banorë dhe 30 kujdestarë janë bllokuar në një shtëpi kujdesi për të moshuarit si pasojë e fatkeqësisë natyrore. Rreth 14 prej tyre kanë ndërruar jetë; ndërsa të tjerët janë dërguar në spital me anije. Sipas zyrtarëve japonezë, qendrat e evakuimit janë të pajisura me masa sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 19/03/2024
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024