Shimpanzetë për herë të parë në histori vrasin gorilla

Shimpanzetë për herë të parë në histori vrasin gorilla

NULL NULL
2 months më parë

Rreth 18 shimpanze kishin rrethuar pesë gorilla, një mashkull, tre femra dhe një foshnjë, në një kaçube, dhe kur foshnja gorillë ishte ndarë nga të rriturit që po iknin, ajo u rrah dhe u vra nga shimpanzetë.

“Në fillim, ne vetëm vumë re britma të shimpanzeve dhe menduam se po vëzhgonim një takim tipik midis individëve të bashkësive fqinje të shimpanzeve. Por më pas, dëgjuam rrahje të gjoksit, një shfaqje karakteristike për gorillat, dhe kuptuam që shimpanzetë kishin hasur në një grup prej pesë gorillash”, ka thënë autori kryesor i raportit, Lara M. Southern.

Studiuesit që punojnë në Parkun Kombëtar “Loango” në Afrikën Perëndimore, dëshmuan dy takime vdekjeprurëse midis dy specieve të majmunëve të mëdhenj në atë që konsiderohet të jetë e para shkencore, shkruan Metro, përcjell KlanKosova.tv

Ekipi, i cili publikoi gjetjet e tyre në revistën “Nature”, tha se gorillat dhe shimpanzetë zakonisht kanë një bashkëjetesë paqësore, por kohët e fundit, ata kanë qenë dëshmitarë të takimeve të dhunshme.

Në të dy takimet, të cilat zakonisht zgjatën për rreth një orë, janë parë shimpanzetë të formonin ‘koalicione’, të sulmonin gorillat e shumta dhe të vrisnin foshnjat e këtyre të fundit.

Kjo ‘luftë’ sipas studiuesve ka ardhur për shkak të furnizimeve të pakësuara ushqimore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të cilat po kërcënojnë habitatet e këtyre majmunëve.