Shikoni si gjeldeti bllokon trafikun në Hampshire, që shoqëruesit e tij të kalojnë sigurtë (VIDEO) NULL NULL 22.03.2019 12:00 22.03.2019 12:00 Është e natyrshme që një njeri të kujdeset për shoqëruesit e tij kur kalojnë rrugën mes veturash në trafik. Por se ta bëjnë një gjë të tillë edhe një lloj i shpezëve, duket mëse e çuditshme, njofton Klan Kosova. Saktësisht në trafikun Litchfiel të New Hampshire, një gjel deti bllokoi qarkullimin e automjeteve për t’ju lejuar gjelave të tjerë të kalonin rrugën në mënyrë të sigurt. Ai u kujdes mjaft mirë për moslëvizjen e veturave derisa kaloi edhe gjel deti i fundit në atë lokacion, njofton Klan Kosova. Pamjet tregojnë më së miri momentin se si gjel deti ndalon për të pushuar në mes të një rruge me dy korsi, pasi pret që gjelat e tjera të parakalojnë në destinacionin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.