Shikoni se çka heqin gazetarja dhe kameramani i Klan Kosovës gjatë protestës së veteranëve (VIDEO) NULL NULL 06.06.2022 16:38 06.06.2022 16:38 Gazetarët dhe kameramanët janë ndër ata që heqin më së shumti gjatë përcjelljes së protestave. Ata përballen me sfida të llojeve të ndryshme. E me sfida u përballen edhe ekipi i Klan Kosovës gjatë protestës së veteranëve. Gazetarja Qëndresa Tërshani dhe kameramani Agon Bejtullahu, u shtynë nga turmat e protestuesve dhe mezi depërtuan brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës. Veteranët kishin dalë të protestojnë për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria. Ligji ishte paraparë të votohej sot në Kuvendin e Kosovës, por nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit, njofton Klankosova.tv. Gjatë protestës u përdor edhe gazi lotsjellës, por nuk dihet se kush e kishte gjuajtur. Bashkangjitur gjeni momentin kur ekipi i Klan Kosovës shtyhet nga turmat e protestuesve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024