Shfuqizohet vendimi i shkarkimit për Arif Beqën, por si vazhdohet kontrata pak para pensionimit (VIDEO) NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMShCK) e ka shfuqizuar një vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqa. Ky i fundit ka thënë se e mirëpret këtë gjë, sipas tij, kjo është një fitore e drejtësisë. “Kur e kemi pranuar vendimin e parë i kemi ngritur shqetësime tona, se ai vendim ishte pa bazë juridike dhe i pavërtetuar nga organi shqyrtues”. “Ne e pritëm mirë vendimin e ri, drejtësia shkoi në vendin e duhur, tani duhet të kthehemi në vendin e punës ashtu siç e kërkon rendi, kjo ishte një fitore e drejtësisë”, ka thënë Beqa në Edicionin Special të Klan Kosovës. Ai ka theksuar se punës nuk do t’i kthehet menjëherë pasi i ka ardhur edhe një vendim tjetër, sipas tij, aty bëhet fjalë për afatin e skadimit të kontratës së punës pak para pensionimit, njofton Klankosova.tv. Për më shumë shikoni videon më poshtë:
Kosova Abdixhiku: S'e pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur 30.06.2022 22: 02