Shfrytëzonin vajza për prostitucion, në pranga tre persona NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës këtë të hënë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Të ndaluarit janë shtetasi F.Xhemaili 26 vjeç, Ilir Peraj 46 vjeç dhe Anila Morava 43 vjeç, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet A.D 16 vjeç. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin lekturonin dhe më pas shfrytëzonin për qëllime prostitucioni vajza në lokalin e Ilir Perajt në periferi të Tiranës. Gjatë kontrollit në këtë lokal janë gjetur balerina të panësuara në mënyrë të paligjshme si dhe e mitura me inicialet F.Gj e shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa që me datë 6 maj.
Lajme Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut 14 minuta më parë