Lajmet e fundit

Në teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, sonte nga ora 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Tymnajë” me regji nga Agon Myftari dhe me autor dramaturgun amerikan Noah Haidle.
“Tymnajë” është një dramë familjare me elemente të realizmit magjik, e cila përmes një familjeje të zakonshme ndërton një rrëfim të veçantë mbi jetën, dashurinë, lindjen, plakjen, humbjen dhe vdekjen.
Në këtë shfaqje luajnë: Alban Krasniqi, Rifat N. Smani, Hajat Toçilla, Kushtrim Qerimi, Alban Morina, Olisa Basha, ndërsa producent është Burim Mustafa.
Reprizat e shfaqjes “Tymnajë” jepen më 28 dhe 29 shtator 2026./KlanKosova.tv