Shfaqja “Komedia e Zezë” premierë sonte në Prizren NULL NULL 04.06.2025 10:02 04.06.2025 10:02 Në teatrin e qytetit Bekim Fehmiu në Prizren, sonte jepet premiera e shfaqjes “Komedia e Zezë” me autor Peter Shaffer dhe regji nga Ilir Bokshi. Një shfaqje që zhytet thellë në absurditetin e njeriut modern, me humor të errët dhe tension dramatik, transmeton klankosova.tv. Me një kastë e jashtëzakonshme aktorësh që do të sjell në skenë një vepër që nuk duhet humbur. Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë: Ernest Malazogu, Liridona Shehu-Bytyqi, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Alban Çeka, Valmira Hoti, Alban Morina. ”Komedia e Zezë” fillon nga ora 20:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.