Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, të shtunën premierë në Ferizaj

NULL NULL
13.06.2025 15:15

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” është shfaqja e cila jepet premierë nesër më 14 qershor 2025, nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Kjo shfaqje me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Agon Myftari, është një komedi politike, satirike dhe shpeshherë absurd, që përmes rrëfimit të një trupe teatrore, trajton me humor dhe reflektim një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit: lindjen e shtetit të Kosovës.

Shfaqja fluturon mbi realitetin tonë me humor, turbulenca dhe ironi të mprehtë, duke e kthyer skenën në një vend për të qeshur, për të menduar dhe për të parë nga afër përballjen e artit me realitetin.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega dhe Elton Tahiri. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.