Shevchenko s’do jetë drejtor i Chelseas - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shevchenko s’do jetë drejtor i Chelseas

NULL NULL
16/12/2015

Chelsea i ka mohuar të gjitha thashethemet se Andriy Shevchenko do të marrë një pozitë udhëheqëse brenda ekipit duke i quajtur fjalët që qarkulluan si të pa kuptimta.

Burime të afërta të Shevchenkos më herët patën deklaruar se sulmuesi i dikurshëm i Chelsea’s do të bëhet drejtor dhe se për këtë punë ishte në bisedime me figurat kyçe brenda klubit.

Ukrainasi është mik i ngushtë i kryetarit të ekipit, Roman Abramoviq, dhe shpesh është ftuar nga miliarderi rus në ndeshjet e Chelseas.

Sidoqoftë, Chelsea ka deklaruar se të tilla thashetheme janë shumë të pakuptimta.

Në anën tjetër Shevchenko ka një relacion shumë të keq me menaxherin e Chelseas, Jose Mourinhon.