Lajmet e fundit

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, është duke u përgatitur për protestën masive të 1 Tetorit.
Marshi vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit, lidhur me dënimin prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Protesta do të nisë në orën 16:00, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe figura të njohura politike dhe publike.