Sheshel para vendimit të Hagës: Jam gjakftohtë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sheshel para vendimit të Hagës: Jam gjakftohtë

NULL NULL
11/04/2018

Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Shesheljtha sot se nuk është i interesuar në aktgjykimin e shkallës së dytë të Mekanizmit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së Hagës në procedimet kundër tij dhe se ai është “tërësisht gjakftohtë”.

Sheshel, i cili u lirua nga akuzat në aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës së Hagës, i tha TV Pink se ai nuk do të shkonte më vullnetarisht në Hagë nëse do të urdhërohej një gjykim i ri.

Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel në mars të 2016-ës.

Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës, transmeton Klan Kosova.