Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherwoodin s’e shqetëson e ardhmja

NULL NULL
16.10.2015 20:45
Megjithëse ka fituar vetëm një nga tetë përballjet e para në Premier Ligë këtë sezon, shefi i Aston Villas mendon se ai është personi i duhur në krye të skuadrës.

Tim Sherwood mbetet i bindur se mund ta drejtojë Aston Villan jashtë zonës së rrezikut pas startit të dobët këtë sezon – vetëm katër pikë në tetë përballjet e para të Premier Ligës.

Villa udhëton në Stamoford Bridge për t’u përballur me skuadrën kampione në fuqi, Chelsean – që ka vetëm katër pikë më shumë se Villa – me Sherwoodin të cilit i rrezikohet pozita.

“Unë erdha këtu vitin e shkuar dhe bëra punë të mirë”.

“Sapo të përfundojë kjo periudhë e keqe të gjithë do të përfitojnë, si unë ashtu edhe klubi. Do të kthehemi më të fortë”.

“Jam realist për ta ditur që më duhet të përmirësohem”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.