Lajmet e fundit

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 20:00, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
"Rr. Zahide Jashari, Prishtinë / 25.08.2026 – 20:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu viktima m/k është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar m/k dhe njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë kurse i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar".