Lajmet e fundit

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve ka përfunduar me dëmtimin e një pajisjeje të zërimit në Mitrovicën e Veriut.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00, në rrugën “Ganimete Terbeshi”, ku një qytetar ka raportuar në Polici se fqinji i tij, pas një mosmarrëveshjeje, i kishte dëmtuar me një gyp uji pajisjen e zërimit, të cilën e kishte të vendosur në oborr, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimit, dëmi material dyshohet se është shkaktuar pas një konflikti që lidhej me muzikën e lëshuar me zë të lartë.
Të dyja palët janë intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.