Sherr para ndeshjes Tirana-Partizani, arrestohen dy persona

Sherr para ndeshjes Tirana-Partizani, arrestohen dy persona

NULL NULL
1 month më parë

Dy tifozë janë arrestuar ndërsa 14 të tjerë janë vënë nën hetim për shkak të një sherri të ndodhur para ndeshjes se derbit Tirana – Partizani.

Policia e Elbasanit ka arrestuar S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë. 

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.