Sherr mes dy të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari NULL NULL 24.06.2025 10:34 24.06.2025 10:34 Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Tropojë. Dy të rinj për motive të dobëta janë zënë me njëri-tjetrin, ku për pasojë mbeti i plagosur një 23-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin. “Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./abcnews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi ZRrE: Vendimi i Komerciales s'kërkon pezullim të plotë të hapjes së tregut - do ta ankimojmë 19 minuta më parë