Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 4 persona përfundojnë në spital NULL NULL 17.02.2019 21:30 17.02.2019 21:30 Dy familje shqiptare janë bërë protagoniste të një ngjarjeje të rëndë në qytetin Italian të Brescias. Sipas asaj që raporton “Brescia Today”, si pasojë e sherrit mes familjarëve ka patur katër të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Media përtej Adriatikut shkruan se, në fillim fqinjët kanë dëgjuar ofendime dhe të bërtitura, ndërsa më vonë konflikti mes dy familjeve shqiptare ka degjeneruar në nxjerrjen e thikave dhe plagosjen e njëri-tjetrit. Mësohet të kenë qenë gjashtë persona që janë përfshirë në konflikt, ndërsa nuk ka ende një motiv për ngjarjen. Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, transmeton syri.net, përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 1 minutë më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 4 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 40 minuta më parë